Marika Baldini është një tifoze e flaktë e skuadrës së Romës, e cila kurrë nuk e fsheh këtë gjë.
Bukuroshja italiane është shpesh e pranishme në tribunat e Stadio Olimpico për ta ndjekur nga afër skuadrën e saj të zemrës.
Në ndërkohë, në rrjetet sociale shpesh publikon fotografi, në të cilat pozon në mënyrë atraktive me ngjyrat e Giallorossëve.
Modelja është padyshim njëra prej tifozeve më atraktive të klubit italian, me të cilin krenohet në postimet e saja.
Ngjashëm me shumicën e tifozëve të Romës, edhe për të Francesco Totti mbetet ikona e klubit.
Në profilin e saj në Instagram, Marika numëron mbi 123 mijë ndjekës, për të cilët shpesh publikon imazhe që nuk e lënë askënd të qetë.
Vënia në pah e formave trupore, e shoqëruar me simbolet e Romës, është ndodhi e shpeshtë në profilin e saj.
Disa prej tyre dhe pozat me të brendshme mund t’i shihni më poshtë. /Telegrafi/