Telegrafi

Tifozi i veçantë i Ballkanit i njohur si ‘Koba’ do të behët me shtëpi të ri falë humanistit Halil Kastrati dhe Komunës së Suharekës

Njëri nga tifozët më të zjarrtë në futbollin kosovar, padyshim që është ‘Koba’ nga Suhareka, që njihet për përkrahjen e madhe që e ka ndaj klubeve të këtij qyteti.

Tifozi i Ballkanit i cili është me Sindromen Down nuk mungon në asnjë ndeshje të skuadrës së zemrës.

Së fundi, lideri i tifo-grupit të ‘Xhebrailave’, Korab Elshani, ka njoftuar se ‘Kobës’ do t’i ndërtohet një shtëpi e re.

Shtëpia do të financohet nga humanisti i njohur shqiptar, Halil Kastrati, kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi dhe Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka nënshkruar marrëveshje të bashkëfinancimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për t’i ndihmuar familjet në nevojë për ndërtimin e 30 shtëpive në Komunën e Suharekës me vlerë 600.000 euro.

Kjo u bë e ditur sot në një konferencë për media. /Telegrafi/