Telegrafi

Tifozi i Valencias e gjuan me shishe Alcacerin, por ajo çfarë bëri Mathieu më pas është plotësisht e pakuptimtë (Foto/Video)

Takimi mes Valencias dhe Barcelonas nuk kaloi pa incidente.

Lojtarët e Barcës që festuan te goli i fitores u gjuajtën me shishe të plastikës.

Lexo po ashtu Momenti kur lojtarët e Barcës u sulmuan me shishe të plastikës, Messi humbet durimin (Video)

Por, ai që përjetoi ferrin në këtë takim ishte ish-sulmuesi i Valencias, Paco Alcacer, i cili këtë verë u transferua te katalunasit.

Gjatë gjithë lojës kishte kore nga tifozët vendas kundër sulmuesit 23-vjeçar si “Jashtë, jashtë Mestallas”.

Më e keqja ishte kur një tifoz e gjuajti me një shishe të plastike në momentin që ai ishte duke u ulur në bankën rezervë.

Por, ajo që befasoi të gjithë është se mbrojtësi francez i Barcelonës, Jeremy Mathieu, ia ktheu tifozit shishen me të cilën ai e kishte gjuajtur bashkëlojtarin e tij. /Telegrafi/