Site icon Telegrafi

Tifozi vrapoi drejt Iscos me thikë në ndeshjen Izrael-Spanjë (Foto)

AP

Një tifoz ka hyrë në fushë duke mbajtur një thikë në dorë dhe i është afruar Iscos në fund të ndeshjes ndërmjet Izraelit dhe Spanjës – kanë raportuar mediat.

Gjashtë tifozë u arrestuan në fund të ndeshjes së të hënës që u zhvillua në Jerusalem, raporton The Sun.

Njëri nga tifozët ishte ndarë nga të tjerët dhe kishte shkuar drejt Iscos (AP)

Sipas njoftimeve, njëri prej tifozëve ishte ndarë nga pesë të tjerët dhe kishte shkuar me thikë në dorë drejt mesfushorit të Real Madridit.

Rreziku me të cilin u përball Isco (Twitter)
Lexo po ashtu Spanja mbyllë kualifikimet me të gjitha fitore dhe një barazim (Video)

“Ne e kuptuam menjëherë se ai kishte thikë në xhep”, ka thënë një agjent sigurie për mediat lokale.

Agjentët e sigurimit e kishin vërejtur se kishte thikë në xhep (AP)

Mirëpo, media të ndryshme kanë thënë se tifozi e kishte hedhur thikën para se t’i afrohej lojtarit. Nga ana tjetër, Federata Izraelite e futbollit i ka mohuar këto njoftime.

Federata Izraelite e futbollit ka mohuar se ndonjëri nga tifozët ka pasur thikë (AP)

“Sipas të gjitha informacioneve që i posedojmë, nuk ka dëshmi apo indikacion se ndonjëri preja tyre që hyjnë në fushë kishte thikë”.

Gjashtë tifozë janë arrestuar pasi hynë në fushë (AP)

“Ne do të ngremë padi ndaj gjashtë tifozëve, të cilët do të përballen me pasojat e veprimeve të tyre krejtësisht të papranueshme në stadium”, thuhet mes tjerash në kumtesën për media të Federatës Izraelite.

https://www.youtube.com/watch?v=1v88vWNyTm8

Spanja e fitoi ndeshjen e fundit kualifikuese me fitore prej 1-0, me golin e  realizuar nga Asier Illarramendi. /Telegrafi/

Ata do të përballen me pasojat e veprimeve të tyre në stadium (AP)
Exit mobile version