Site icon Telegrafi

Tifozi shqiptar futi flakadanin në prapanicë, ja si u shpëtoi policëve

Policia franceze ka arrestuar dhe po vijon procedimin penal ndaj një 18-vjeçari me origjinë shqiptare, i cili është ndaluar në “fan zonën” e Nices pasi kishte ndezur një fishekzjarr.

Shqiptari është arrestuar të mërkurën, pasi gjatë ndeshjes mes Francës dhe Shqipërisë, ka ndezur një fishekzjarr brenda “fan zonës”, duke lënduar lehtë dy tifozë dhe veten, para se të ndalohej nga forcat e sigurisë.

Është i çuditshëm shpjegimi që jep policia franceze rreth mënyrës se si 18-vjeçari ka arritur të futë një fishekzjarr brenda “fan zonës”.

Sipas policisë, tifozi ka fshehur fishekzjarrin në prapanicë, ku sigurimi nuk kanë pasur si ta kontrollojnë gjatë hyrjes në zonën e caktuar për tifozët.

Exit mobile version