Telegrafi

Tifozi i Sao Paulos shpëton për mrekulli, pasi ra nga 12 metra lartësi

Tifozi i Sao Paulos, Lago de Melo Rios, është shumë me fat pasi ka shpëtuar nga rënia që i ndodhi në stadiumin ‘Estadio Cicero Pompeu de Toledo’.

Tifozi i 23-vjeçarit ishte i pranishëm në ndeshjen e skuadrës së tij ndaj Germios në Serie A-në e Brazilit, derisa po festonte me tifozët e tjerë.

Melo Rios ra nga lartësia prej 12 metrash, mirëpo që si për mrekulli ka arritur të mbijetonte, e për më shumë kishte rënë mbi një vajzë që kishte shkuar ta shikonte ndeshjen.

Dyshja kanë arritur të shpëtojnë me lëndime të lehta trupore, derisa ambulanca kishte vepruar shpejtë që t’i dërgonte në spital.

Sao Paulo arriti ta merrte vetëm një pikë kundër Gremios, pasi Dani Alves dhe bashkëlojtarët e tij nuk arritën të shënonin. /Telegrafi/