Sergio Ramos, mbetet një nga më të preferuarit e tifozëve të Real Madridit.
Mbrojtësi që është shumë i dhënë pas tatuazheve, ka filluar të ndjekë në Instagram një djalosh, i cili ka bërë tatuazh fytyrën e tij në krah.
I riu ka publikuar fotografinë në profilin e tij dhe ka bërë ‘tag’ kapitenit të Real Madrid, që është edhe idhulli i tij.
Sergio Ramos është i ‘çmendur’ pas tatuazheve.
Ai në trupin e tij ka mbi 30 të tillë, që simbolizojnë secili diçka për jetën dhe të kaluarën e tij.
Ramos në ndeshjen e fundit ka pësuar një dëmtim në hundë dhe nuk do të jetë në ndeshjen ndaj APOEL që zhvillohet sonte.
Mbojtësi do të kthehet pas një ajvë, por do të jetë i detyruar të bartë maskë. /Telegrafi/