Site icon Telegrafi

Tifozi që preku Kupën e Botës, dënohet me 175 funte

Policia ka konfirmuar se ‘Jimmy’, emri i plotë i të cilit është Jaume Marquet Cot, u paraqit në një gjykatë të Johanesburgut i akuzuar për tejkalim të masave të sigurisë dhe vjedhje në tentativë.

34-vjeçari ka vrapuar më se 50 metra pasi tejkaloi sigurimin në pjesën veriore të fushës, para se të kapej disa metra larg trofeut. Një pjesëtar i sigurimit që e ruante trofeun, e ndaloi vrapimin e Cot me një goditje, para se ai të ishte kapur dhe të ishte arrestuar.

Thuhet se qëllimi i Cot nuk ishte që ta vidhte trofeun, por vetëm ta vendoste një kapelë të stilit spanjoll mbi të, që u duk se ai e arriti.

‘Jimmy Jump’ është i mirënjohur për paraqitjet e tija në ngjarje të mëdha sportive, pasi hyri në fusha gjatë shumë ndeshjeve të mëdha në Spanjë dhe ka ndodhur që ai të vraponte përgjatë vijës startuese në Formula 1 gjatë garës për Çmimin e Madh të Spanjës. /Telegrafi/

Exit mobile version