Site icon Telegrafi

Tifozi që hyri në fushë

Kush është Mario Ferri?

Mario Ferri është një agjent biznesi 23-vjeçar nga Pescara, që është më shumë se i dashuruar në futbollin apo më mirë thënë në Antonio Cassanon. I njohur si ‘Skifteri’, ai është bërë tejet problematik për gardianët e sigurisë gjatë ndeshjeve. Ai tejkalonpërtej rojtarëve të pavëmendshëm, por qëllimi i tij nuk është të shënoj gola, por vetëm të shkaktojë skena dhe protesta, duke i dërguar mesazhe ish-përzgjedhësit të Italisë, Marcello Lippi.

Gjatë ‘karrierës’ së tij, Ferri ka arritur që të hyjë tri herë nëpër fusha të ndeshjeve të ndryshme. Së pari, më 14 nëntor të vitit 2009, kur Italia po luante ndaj Holandës në një miqësore, Ferri hyri në fushë me një fanellë “Cassano në kombëtare”, pasi që atëherë Cassano nuk ishte përfshirë në kombëtare. Lippi nuk ishte aspak i kënaqur me këtë veprim.

Në një ndeshje të Sampdorias gjatë marsit, ai arriti të hynte në fushë, por përsëri ishte zënë nga rojtarët e stadiumit, ndërsa ai pati fat që të kërkohej si i lirë nga Cassano dhe me fat gjithashtu shpëtoi. Ai kishte kaluar 12 orë në një qeli, para se të suspendohej me tetë muaj mosprani në stadiume.

Por, ai nuk pati të ndalur. Mediat italiane shkruajnë se Ferri e kishte paralajmëruar incidentin në një numër ueb faqesh. Ai arriti t’i tejkalojë të gjitha masat e sigurisë, për të ‘luajtur gjysmëfinalen e tij’ dhe ndoshta hyrjen e fundit në fushë në karrierën e tij, së paku në këtë Botëror.

“Cassano në kombëtare…Lippi, unë të kam thënë kështu”, shkroi në fanellën e bartur nga Ferri gjatë ndeshjes Gjermani-Spanjë.

Misioni i italianit përfundoi me sukses, ndërsa përgjegjësit për sigurinë në stadium e larguan atë nga fusha, por këtë radhë nuk ishte Cassano i pranishëm për ta shpëtuar atë. /Telegrafi/

Exit mobile version