Telegrafi

Tifozi që goditi Ramsdalen merr dënim meritor nga gjykata

Tifozi i Tottenhamit ka marr një dënim shembullor, edhe pse në gjyq ka thënë se kishte pirë gjashtë litra birrë, por kjo nuk e justifikoi për t’i shpëtuar dënimit për goditjen me shkelm të portierit të Arsenalit.

Një gjykatë në Londër ka dënuar ashpër tifozin e Tottenhamit që bëri atë veprim të shëmtuar në derbin e Londrës drejt Aaron Ramsdale, më 15 janar.

Joseph Ëatts, 35 vjeç, për katër vjet nuk mund të hyjë në stadium për të parë një ndeshje futbolli, si dhe do të jetë i detyruar të kryejë 150 orë shërbim civil falas, përveçse duhet t’i paguajë edhe 100 funte si dëmshpërblim portierit.

I pandehuri,  i cili e pranoi gabimi, shpjegoi se ishte i dehur dhe kur portieri i Arsenalit, në fund të ndeshjes së fituar 2-0 nga “Topçinjtë” falë pritjeve të tij, shkoi pas portës për të marrë një shishe uji, ai u hodh poshtë nga tribuna dhe arriti ta godasë me shkelm në shpinë, pasi iu shmang ndërhyrjes së një roje sigurie që u përpoq ta ndalonte.

Në dëshminë e lexuar në seancë, Ramsdale kujtoi se incidenti ishte precedent për të dhe theksoi se ishte “e papranueshme” të sulmohej në këtë mënyrë. /Telegrafi/