Telegrafi

Tifozi i PSG-së vrau shokun pasi ky i fundit ishte tallur me atë pas eliminimit të turpshëm nga LK prej Barçës

Një tifoz i Paris Saint Germainit nga Gaboni ka vrarë shokun e tij, teksa ky i fundit ishte tallur me atë pasi e kishin lëshuar nga dora kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sipas AFP, 18-vjeçari ka therur shokun me thikë në qafë pas fitores 6-1 të klubit katalunas në Camp Nou.

Lexo po ashtu Neymar tallet në Instagram me dy lojtarët e PSG-së duke përdorur fotografinë e tyre nga ndeshja e parë (Foto)

Është raportuar se sulmuesi ishte i ‘dehur’ në kohën e aksidentit, ai e ka pranuar vrasjen, por ka thënë se nuk e kishte qëllim ta vrasë.

Nga lëndimi i marrë viktima ka vdekur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Vlen të theksohet se Barça u kualifikua me golin e Sergi Roberto në minutën e fundit të takimit. /Telegrafi/