Një tifoz i Middlesbroughit është arrestuar pasi është akuzuar se ka urinuar në shishen e portierin të Queens Park Rangers gjatë takimit të së shtunës në Loftus Road.
Kjo ndodhi pasi një tifoz tjetër e kishte incizuar gjithë këtë dhe normalisht që më t’u postuar në rrjetet sociale filloi të komentohet më të madhe.
Tifozi pasi këtij gjesti është larguar nga stadiumi, por sipas Mirror policia lokale ka konfirmuar se tashmë tifozi është arrestuar.
Por, ende nuk është konfirmuar se portieri i QPR-së, Alex Smithies, ka pirë nga shishja pas rastit.
Tifozi që e bëri këtë do të paraqitjet në gjykatë në muajin e ardhshëm për të marrë dënimin. Vlen të theksohet se Middlesbrough fitoi me rezultat Daniel Ayala, George Friend dhe Adam Traore.
Pas kësaj fitore Middlesbroughi pozicionohet në vendin e tetë me 44 pikë nga 28 ndeshje, ndërsa QPR-ja në pozitën e 16-të me 33 pikë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6xXoc00wMkQ