Site icon Telegrafi

Tifozi i Llapit bën “çmendurinë” para sfidës me Prishtinën, shkruan emrin e ekipit të zemrës në kokën e tij

Sot (e shtunë) zhvillohet derbi rajonal në mes të Prishtinës dhe Llapit në kuadër të javës së 31-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Skuadra llapjane është mobilizuar shumë për këtë ndeshje dhe siç thonë drejtuesit ata presin një përkrahje të madhe të shikuesve.

Dihet që tanimë Llapi ka tifozë të veçantë, e njëri ndër ta është edhe Arsim Duplaku.

Të gjitha lajmet rreth KF Llapit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth KF Llapit

Duplaku, sot ka vendosur që ta shkruajë emrin e skuadrës së zemrës në kokën e tij.

Një gjë të tillë, tifozi i veçantë e ka bërë në një prej salloneve për prerjen e flokëve në Podujevë.

Ndryshe, ndeshja fillon nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa interesimi është shumë i madh.

 

Exit mobile version