Telegrafi

Tifozi i Liverpoolit nuk mundi t’iu besojë syve kur e pa në lokal James Milnerin

Ne të gjithë kemi futbollistët tanë të preferuar dhe ndoshta do të mbetemi pa fjalë nësendonjëherë ballafaqohemi me ta.

Një tifoz i Liverpoolit ka mbetur i befasuar kur ka parë përball vetes James Milnerin në një lokal në Angli.

Tifozi që punonte në lokalin anglez, nuk mund t’u besonte syve kur e pa anëtarin e The Reds në lokal.

James Milner sapo kishte mbaruar një sesion trajnimi para sezonit me shokun e skuadrës Adam Lallana, ndërsa kishin shkuar në lokal për të marrë nga një pije.

Lallana mori telefonin e tij duke e incizuar veprimin e djaloshit që kishte mbetur i befasuar nga prania e mesfushorit të Liverpoolit.

“Të jem korrekt – Edhe unë reagova pikërisht në të njëjtën gjë kur takova së pari James Milner,” shkroi Lallana në Instagram. /Telegrafi/