Telegrafi

Tifozi i LA Lakers shënon nga mesi i fushës, fiton 95 mijë dollarë (Video)

Një tifoz i skuadrës së LA Lakers, më datën 3 janar ka fituar plot 95 mijë dollarë, pasi arriti të realizojë një kosh nga mesi i fushës.

Në pushimin e ndeshjes mes ekipi të Los Angeles dhe Memphis, gjatë një spektakli që u organizua dhe ku marrin pjesë edhe tifozët, një prej tyre ka realizuar mrekullinë.

Lexo po ashtu Ky është Curry i Evropës, shënon treshe nga nëntë metra (Video)

Ai realizoi një kosh spektakolar nga mesi i fushës, duke arkëtuar edhe çekun me vlerë 95 mijë dollarë.

Emocionet pasi bëri ëndrrën realitet dhe futi në xhep një shumë të madhe parash ishin të mëdha për tifozin, që festoi gjatë në parket. /Telesport/