Pas pushimit në ndeshjen e NBA-së mes Lakers dhe Knicks, një tifoz doli të jetë shumë fatlum.
Tifozi i La Lakers ka fituar 100 mijë dollarë, pasi ka realizuar një kosh nga mesi i fushës.
Si gjithnjë, në pushimin e ndeshjes organizohen lojëra për të argëtuar fansat dhe këtë herë ka qenë njëri prej tyre që është larguar me një çek prej 100 mijë dollarësh.
Gjuajtja e tifozit ishte spektakolare, duke realizuar kosh me tabelë.
Shënimi i tij bëri që e gjithë palestra “Staples Center” është çuar në këmbë për të përshëndetur fituesin.
La Lakers nuk po kalon formë të mirë këtë sezon dhe me pak gjasa për të kaluar tutje.
Në këtë ndeshje Los Angeles Lakers kanë marrë një fitore ndaj New York Knicksin me 20 pikë diferencë 127-120. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=9&v=lTB2yrymmrw