Telegrafi

Tifozi kalon barrierat e sigurisë për të takuar CR7 dhe në fund ylli portugez i habitur ia plotëson dëshirën (Video)

Se Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të dashur në botë, e tregon edhe rasti që i ndodhi një ditë para ndeshjes ndaj Borussia Dortmundit.

Teksa ylli portugez po futej në autobusin e skuadrës pasi kishte përfunduar stërvitjen ekipore në Valdebebas një tifoz arriti të kalon barrierat e sigurisë vetëm për ta takuar atë.

Lexo po ashtu Zbulohen fjalët që Messi dhe CR7 i shkëmbyen teksa shtyheshin gjatë goditjes nga këndi (Video)

Në fillim CR7 u habit dhe dukej paksa i frikësuar, por duke parë vendosmërinë dhe entuziazmin e tifozit, ai vendosi t’ia plotëson dëshirën për një autograf.

Më poshtë keni videon e plotë. /Telegrafi/