Një gjë tejet e pazakontë ka ndodhur në fund të ndeshjes Real Madrid – Real Sociedad.
Protagonist a qenë kapiteni i kampionëve të Botës, Sergio Ramos dhe një tifoz madrilen.
Tifozi kishte shkruar një banderolë që shkruante: “Ramos, nëse ma jep fanellën, do të jap një qese mish derri”.
Ramos si duket e ka parë banderolën e tifozit dhe pas përfundimit të ndeshjes u drejtua tek ai.
Reprezentuesi spanjoll ia dërgoi fanellën dhe kërkoi nga tifozi qesen me mish derri që e pranoi me shumë kënaqësi duke qeshur.
Video është postuar në rrjetin social ‘Twitter’ ku shihet Ramos duke shkëmbyer fanellën me mish derri.
Pas ndeshjes, tifozi ka thënë për mediat spanjolle se është i lumtur që ka fanellën e Ramosit dhe se ideja e tij funksionoi për mrekulli duke i dhuruar qesen me mish derri Ramosit. /Telegrafi/
Sergio Ramos le cambia su camiseta a un nota que tenía una pancarta en la cual le solicitaba permutarla por un paquete de lomo en manteca pic.twitter.com/m2x7JW4KwU
— Rinat Rafaé (@colussokukleta) January 31, 2017