Telegrafi

Tifozi i Cityt i kërkon falje Ferdinandit (Video)

Në ndeshjen dramatike të të dielës, Djajtë e Kuq fituan me rezultat 3-2, për t’u shmangur gjashtë pikë në krye të tabelës.

Derisa e festonte golin e fitores, mbrojtësi anglez fillimisht u godit me një monedhë, ndërsa më pas hyri në fushë tifozi 21-vjeçar i quajtur Matthew Stott, të cilin në përpjekje për ta sulmuar Ferdinandin e ndali portieri vendas, Joe Hart.

“Dua t’u kërkoj falje të gjithë atyre që janë prekur nga veprimi im në ndeshje, e sidomos zotëri Ferdinandit dhe lojtarëve të tjerë. Më vjen jashtëzakonisht turp për këtë akt. E kam tradhtuar veten, familjen dhe klubin tim, Manchester City”, ka deklaruar tifozi. /Telegrafi/