Derisa Serbia po luante sonte me Malin e Zi në një ndeshje që përfundoi 3-1, një video e xhiruar ditë më parë, tani që po qarkullon në rrjetet sociale ka filluar të shpërndahet shumë.
Tri ditë më parë, serbët pësuan disfatë 2-1 në “Pushkas Arena” nga Hungaria me rezultat 2:1, ndërsa u bë edhe më e hidhur kur një tifoz hungarez shfaqi një shall.
Ai kishte të vendosur në të emrin e Kosovës, derisa tifozët serbë tentuan të brohoritnin slogane anti-Kosovë, mirëpo ishin hungarezët që nuk lejuan të dëgjohej zëri i tyre.
Në transmetimin televiziv nuk është parë fansi hungarez me flamur të Kosovës, por që në rrjetet sociale tifozët e kanë shpërndarë në masë të madhe.
Ndërkohë, sigurimi i stadiumit, duke tentuar që mos të lejoj provokime, kanë reaguar me shpejtësi, duke e keqtrajtuar tifozin dashamirës të Kosovës. Kjo sjellje e sigurimit ngjalli reagime te trifozët tjerët, të cilët reaguan ashpër ndaj tyre. /Telegrafi/
14.10.2023, Hungary🇭🇺 – Serbia🇷🇸, Two security guards acted harshly against a Hungarian supporter for showing a Kosovo flag towards the Serbs. The other Hungarian fans judged the performance to be strong, so a couple of them intervened https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/MazUO0xApW
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) October 17, 2023