Në Tiranë do të zhvillohet ndeshja finale e Ligës së Konferencës me Romës dhe Feyenoordit.
Pak orë pas mbërritjes në Tiranë, duket se tifozëve holandezë të Feyenoord nuk po mahniten vetëm nga bukuritë e Shqipërisë, por edhe të vajzave shqiptare.
Gazetarja e Klan Neës, Glidona Daci, ka hasur me një situatë të pazakontë, pak përpara se të futej në raportim live.
Një tifoz holandez i është afruar edhe e ka puthur në faqe.
Më pas, i kërkon që të formojnë me duar një zemër. E gjithë situata është pritur me humor, ndërkohë që pas gazetares, tifozi duket shumë i ekzaltuar.
Tifozë të Feyenoordit dhe Romën kanë pushtuar Tiranën në ditët e fundit.
Finalja zhvillohet në “Air Albania” dhe fillon në ora 21:00. /Telegrafi/