Tifozët e futbollit mbledhin postera, fanella dhe gjithçka në lidhje me stadiumin.
Gus Hully , një tifoz i flaktë i Cheltenham Town, nga Angli, ka grumbulluar një birrë për çdo kombëtare të pranishme në Rusi për Kampionatin Botëror 2018.
Tridhjetë e dy birra të ndryshme , që vijnë nga Panamaja dhe Senegali, nëpërmjet Gjermanisë, Spanjës dhe Uruguait.
Gus ka arritur të marrë në duart e veta birra nga vendet ku alkooli është i paligjshëm, si Irani dhe Arabia Saudite.
Ai ka shpenzuar 600 euro, por ka mundur të jetë më shtrenjtë, pasi që birrat i vinin në Paris dhe Barcelonë, por me ndihmën e miqve të tij arriti t’i tubojë.
Gus punon në industrinë e muzikës, por e quan veten të çmendur pas futbollit.
Ai para katër vite kishte bërë përpjekje të njëjtë për Kampionatin e Botëror 2014 në Brazil, por u desh të kënaqet me 23 birra të ndryshme te tubuara.
Birra e fundit e siguruar nga Gus ishte ajo e Arabisë Saudite, ku arriti ta marr një birrë Hillsburg Regullar (jo-alkolike).
Tani, me 32 birra në frigorifer, ai është gati për Kampionatin Botëror. /Telegrafi/