Telegrafi

Tifozi i Francës mashtron me fishkëllimën finale të gjithë – efekti vërehet edhe gjatë transmetimit direkt të ndeshjes

Nga dita në ditë, ndodhitë në futboll sa shkojnë e shtohen – me disa prej tyre që janë edhe të rralla.

Një moment i çuditshëm ka ndodhur edhe në fitoren e thellë të Gjelave 8-0 ndaj Kazakistanit në kuadër të kualifikimeve në Kupën e Botës.

Derisa kishin mbetur pak minuta nga përfundimi i ndeshjes, një tifoz francez posedon një bilbil, duke e vërshëllyer atë nga tribunat.

I gjithë stadiumi menduan se takimi ka përfunduar, mirëpo në një transmetim direkt, trajneri i Francës, Didier Deschamps sinjalizon nga lojtarët se loja nuk ka marrë fund.

Natyrisht se momenti i realizuar nga i riu francez, është bërë viral në internet dhe është postuar nga shumë faqe në internet, derisa vetëm në atë në Tiko Tok, ka marrë afro tre milionë shikime. /Telegrafi/