Nga dita në ditë, ndodhitë në futboll sa shkojnë e shtohen – me disa prej tyre që janë edhe të rralla.
Një moment i çuditshëm ka ndodhur edhe në fitoren e thellë të Gjelave 8-0 ndaj Kazakistanit në kuadër të kualifikimeve në Kupën e Botës.
Derisa kishin mbetur pak minuta nga përfundimi i ndeshjes, një tifoz francez posedon një bilbil, duke e vërshëllyer atë nga tribunat.
I gjithë stadiumi menduan se takimi ka përfunduar, mirëpo në një transmetim direkt, trajneri i Francës, Didier Deschamps sinjalizon nga lojtarët se loja nuk ka marrë fund.
Natyrisht se momenti i realizuar nga i riu francez, është bërë viral në internet dhe është postuar nga shumë faqe në internet, derisa vetëm në atë në Tiko Tok, ka marrë afro tre milionë shikime. /Telegrafi/