Një mysafir i një dasmës ‘i çmendur për futboll’ është vlerësuar si një “legjendë” pasi ai u kap duke transmetuar një ndeshje të Premier League ndërsa i afërmi i tij ecte nëpër korridor.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Fahill Sethi, 23 vjeç, ishte bashkuar me kushëririn e tij Shiv Varma në Qipro për të parë të afërmin e tyre Sunaina Bayliss duke lidhur nyjën.
Para ceremonisë, familja e çmendur pas Newcastle United po shikonte klubin e tyre në telefonin e Fahill, kur muzika filloi të luante për të treguar ardhjen e nuses.
Pamjet tregojnë pjesën tjetër të mysafirëve që përdorin telefonat e tyre për të kapur foto dhe video të rastit të lumtur, ndërsa Fahill gjithashtu mban celularin e tij.
Por studenti vazhdoi të transmetonte ndeshjen në smartphone-in e tij ndërsa dukej se ndiqte rrugëtimin e nuses nëpër korridor.
Pamjet – të cilat u filmuan në 2019 – janë parë më shumë se 550,000 herë pasi janë shpërndarë së fundmi në internet. /Telegrafi/