Telegrafi

Tifozi i Celticut futet në fushë dhe tenton ta godas Mbappen (Foto)

Një tifoz i Celticut është arrestuar pasi është futur në fushë dhe ka tentuar ta sulmojë yllin e ri të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe.

Policia e ka konfirmuar rastin e arrestimit me tifozin që është futur në fushë para se të mbyllej pjesa e parë.

Francezët ishin fantastik pasi e dominuan kundërshtarin në folenë e tyre duke shënuar tri herë në pjesën e parë.

Pas këtij rasti klubi i Celticut mund të përballet me dënim nga UEFA.

“Tifzoi u fut në fushë dhe tentoi ta godas me shqelm lojtarin, por doli huq”.

Rastin e dënoi edhe trajneri i Celtic, Brendan Rodgers, i cili tha se tifozët ia dhanë përgjigjen atij që u fut në fushë.

“Reaksioni i turmës ia dha përgjigjen. Jam i zhgënjyer, pasi askush nuk dëshiron të sheh tifozë në fushë”.

“Jam i zhgënjyer dhe klubi do të merret me atë person, nuk duam ta shohim më’.

Rastin e kanë dënuar edhe dy legjendat e Celtic, Henrik Larsson dhe John Hartson.

Celtic është i njohur për dënime pasi që vetëm këtë vit janë dënuar me 20,000  funte shkaku i parullave në ndeshjen me në qershor.

Ata janë dënuar në vlerë 160,000  funte që nga viti 2011. /Telegrafi/