Të tre kompletet e fanellave të Liverpoolit për sezonin e ardhshëm janë shfaqur në rrjetet sociale dhe fansave nuk u ka lënë aspak përshtypje njëra prej tyre.
Skuadra e Liverpoolit u zgjua paksa në dy xhirot e fundit të Ligës Premier dhe shënoi dy fitore ndaj Leeds me rezultat 6-1 ditë më parë dhe Nottingham Forest sot me rezultat 3-2.
Me këtë, ata pothuajse janë kthyer në garë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Ata aktualisht zënë pozitën e shtatë, gjashtë pikë prapa Newcastles të vendit të katërt.
Të tre kompletet e fanellave për sezonin e ardhshëm në të cilin do të performojë skuadra nga Anfield, duke përfshirë edhe atë si mysafir, kanë dalë në publik.
Fanella e shtëpisë është pak a shumë e njëjtë. Në të gjithë fanellën mbizotëron ngjyra e zakonshme e kuqe, ndërsa fanella si mysafir është tejet e pazakontë.
Dominohet nga nuancat e jeshiles në skajet, ndërsa në mes është në nuancën e bardhë.
Tifozët e këtij klubi absolutisht nuk i mbështesin këto fanellat për vitin e ardhshëm për shkak të ngjyrave të çuditshme dhe të pazakonta me të cilat nuk janë mësuar. Ata kanë reaguar në rrjetet sociale për këtë gjë. /Telegrafi/