Telegrafi

Tifozëve të futbollit iu konfiskua sasi e madhe alkooli, shikoni reagimin e policit (Foto)

Në Bolton të Anglisë, Policia e ka konfiskuar një sasi shumë të madhe të alkoolit, nga disa tifoz të mitur që po shkonin për të shikuar ndeshje futbolli.

Megjithëse në fotografi janë shfaqur shumë shishe qelqi dhe kanaçe, ka rënë në sy reagimi i policit, transmeton Telegrafi.

Siç mund të shihni në imazhet e postuara më poshtë, ai duket tejet i gëzuar derisa e zbrazë shishen e vodkës në barë.

Nuk dihet nëse gëzimi tij vjen pasi ia doli të kryej hetimin me sukses, apo që sasinë e konfiskuar do ta pijë së bashku me kolegë.

“I gjithë stacioni do të kenë festë. Është një projekt i planifikuar, për të mbushur frigoriferët për fundvit”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/