Site icon Telegrafi

Tifozëve të Anglisë dhe Danimarkës iu kërkua që të mos afroheshin në ‘Zombieland’, zona në Frankfurt ku qëndrojnë të varurit nga droga

Tifozët e Anglisë dhe Danimarkës janë lutur nga autoritet gjermane që të mos afrohen në “lagjen më të rrezikshme në Gjermani” në Frankfurt e cila është e mbushur me drogë.

Policët gjermanë bastisën lagjen e varfër të drogës të njohur si “Zombieland” në prill në një përpjekje për të pastruar zonën përpara vizitës së Anglisë dhe Danimarkës në Euro 2024.

Pesë ndeshje të Kampionatit Evropian do të luhen në Frankfurt – dhe shumica e tifozëve të futbollit do të mbërrijnë në Stacionin Qendror të Frankfurtit në zemër të lagjes së varfër të drogës, shkruan The Sun.

Zona e stacionit, Bahnhofsviertel, është cilësuar si “lagjja e varfër më e rrezikshme në Gjermani” – me rrugët e saj të mbushura me 5,000 drogaxhinj dhe 300 tregtarë droge.

Heroina dhe kokaina janë qenë drogat tradicionale të zgjedhura – por meta kristal dhe një përzierje e re kokaine ‘crack’ po ashtu gjendet në këto rrugë.

Zona e ndaluar është aq e rrezikshme sa fëmijët shoqërohen në shkolla dhe madje edhe pastruesit e rrugëve marrin mbrojtje nga policia.
Zyrtarët në qytet kanë dashur që ta pastrojnë zonën përpara Euro 2024 .

Anglia luaji ndaj Danimarkës në “Deutsche Bank” – që po ashtu njihet si “stadiumi më i keq” i Euro 2024.

Tifozët anglezë dhe danezë janë ‘detyruar’ të kalojnë nëpër “ferrin më të keq të drogës në Evropë” për të shkuar në stadium me tramvaje, autobusë dhe trena.

UEFA ka caktuar hotelet në Bahnhofsviertel si bazë për dhjetëra mijëra mbështetës të “Tre Luanëve”. /Telegrafi/

 

Exit mobile version