Real Madrid do të luajë pa mesfushorët Toni Kroos dhe Casemiro në derbin me Atletico Madrid-in më 19 nëntor.
Të dy lojtarët e preferuar të teknikut Zinedine Zidane janë të dëmtuar; gjermani do të mungojë deri në fund të vitit, kurse braziliani aktualisht është në ditët e fundit të rikuperimit.
Gazeta spanjolle “Marca” ka bërë një sondazh duke pyetur tifozët madrilenë se si duhet të jetë treshja e mesfushës për sfidën me bardhekuqtë, mbase më e vështira e sezonit, duke marrë parasysh historikun e përballjeve të fundit.
Me mbi 10 mijë vota, kombinimi Modric-Isco-Kovacic rezulton të jetë më i votuari në sondazh, para treshes James/Asensio-Isco-Modric (32%).
Alternativa e tretë është aktivizimi i spanjollit Vazquez me dyshen kroate, me 17% të votave. Bazuar te ndeshjet e fundit, Kovacic dhe Isco kanë fituar siguri dhe pritet të mos lëvizin nga formacioni. /Telegrafi/