Trajneri i Interit, Simone Inzaghi u përshëndet me të vërtetë ngrohtësisht dhe me mirënjohje nga tifozët e Lazios në vizitën e tij të parë në Olimpico.
Inzaghi u kthye në Stadio Olimpico për herë të parë si kundërshtar pas karrierës së tij mbi dy dekada me Biancocelestet, së pari si lojtar dhe pastaj si trajner, duke fituar trofe të shumtë.
Ai u largua kur kontrata e tij përfundoi gjatë verës dhe preferoi ambicien e projektit të Interit, duke iu bashkuar Nerazzurrëve si pasues i Antonio Contes së larguar.
“22 anni con i nostri colori non si dimenticano. Grazie Simone”.
Omaggio per Simone #Inzaghi sotto la Curva Nord laziale #LazioInter pic.twitter.com/c2JmmDf94X
— Daniele Mari (@marifcinter) October 16, 2021
Tifozët e flaktë të klubit apo siç njihen ndryshe si ‘ultras’ kryesisht fajësuan Presidentin Claudio Lotito për largimin dhe Inzaghi, siç kishte premtuar, doli para ndeshjes së Lazios me Interin për të qëndruar nën tifozët e klubit vendas.
Ai bëri me dorë drejt tifozëve duke i përshëndetur dhe ata nën ovacione i bën një pritje të ngrohtë.
Simone Inzaghi ? pic.twitter.com/Rz4QRtlLjp
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) October 16, 2021
Tifozët ultras të Lazios gjithashtu i kishin kushtuar edhe një banderolë të madhe si shenj mirënjohje për karrierën e tij të gjatë me klubin e tyre.
“22 vjet me ngjyrat tona nuk mund të harrohen. Faleminderit, Simone”, shkruhej në banerin e tifozëve të Lazios.
Ata gjithashtu kënduan emrin e tij dhe në këtë moment u luajt himni i klubit, me shqiponjën Olympia që fluturonte rreth arenës. /Telegrafi/