Pak orë kanë mbetur deri në fillimin e ndeshjes Anglia – Kosova.
Ka mbetur më pak se katër orë, që kjo ndeshje të fillojë, që është e vlefshme për të kualifikimet e Kampionatit Evropiani.
Anglia mban vendin e parë me 9 pikë, ndërsa Kosova ka tetë pikë në vendin e dytë.
Gjatë ditës rrugët e Londrës kanë qenë të mbushura me “Dardanë”.
“Dardanët” janë takuar tek kafeneja “Queens Arms”, para se të vazhdojnë për në Southampton në mënyrë të organizuar.
Ata janë optimistë për një rezultat pozitiv, teksa pritet që të jenë afro 1500 tifozë. /Telegrafi/