Telegrafi

Tifozët thonë të njëjtën gjë: Ronaldo e preku topin në golin e parë ndaj Uruguait

(Foto: Screenshot/Twitter)

Imazhet tregojnë se Cristiano Ronaldo e preku topin në golin e parë të Portugalisë ndaj Uruguait në ndeshjen e raundit të dytë të fazës grupore në Kampionatit Botëror.

Pas një harkimi të Bruno Fernandes në gjysmën e dytë, superylli portugez kërceu për të goditur me kokë dhe topi përfundoi në rrjetë.

Fillimisht, goli iu regjistrua CR7, por më pas FIFA vendosi që golin t’ia regjistronte Brunos me dyshimin se Ronaldo nuk e preku topin.

Mirëpo, xhirimet vunë në dyshim gjithçka dhe pamjet e shpërndara në rrjetet sociale hedhin dyshimet që Cristiano e prekur topin, ndërsa tifozët janë të bindur se ishte kështu.

Po t’i ishte regjistruar 37-vjeçarit, ky do të ishte goli i 100-të i Ronaldos në ndeshjet zyrtare.

Po ashtu, ai do ta kishte barazuar rekordin e Eusebios për më së shumti gola (nëntë) në Kampionatet Botërore. /Telegrafi/