Telegrafi

Tifozët të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Mike Tyson para meçit ndaj Roy Jones

(Foto: Screenshot/ITV/GMB)

Mike Tyson i ka shqetësuar fansat e tij për gjendjen shëndetësore gjatë një interviste për emisionin Good Morning Britain.

‘Njeriu më i keq në planet’ ishte shfaqur në emisionin televiziv për ta promovuar duelin e rikthimit në ring që zhvillohet më 28 nëntor kundër Roy Jones Jr.

Mirëpo, për dallim nga paraqitjet e tij të zakonshme kur flet shpejt, 54-vjeçari dukej sikur i murmuriste fjalët dhe fliste në mënyrë jokoherente, duke ulur kokën disa herë dhe duke i mbyllur sytë.

(Foto: Screenshot/ITV/GMB)

Edhe nikoqirët e emisionit, Piers Morgan dhe Susanna Reid, dukeshin jokomodë ndërkohë që e intervistonin legjendën e boksit.

Ata vazhduan me pyetjet e tyre, derisa shikuesit kanë reaguar përmes rrjeteve sociale për gjendjen e Tyson.

(Foto: Screenshot/ITV/GMB)

Ndryshe, 54-vjeçari Mike dhe 51-vjeçari Jones do të hyjnë në ring më 28 nëntor në rikthimin e shumëpërfolur të ish-kampionit të padiskutueshëm botëror në kategorinë e peshave të rënda. /Telegrafi/