Site icon Telegrafi

Tifozët spanjollë nuk e duan De Gean titullar, preferohet i riu Kepa

SOCHI, RUSSIA - JUNE 15: David De Gea of Spain looks dejected following Portugal's second goal during the 2018 FIFA World Cup Russia group B match between Portugal and Spain at Fisht Stadium on June 15, 2018 in Sochi, Russia. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

David De Gea ka qenë fytyra tragjike e Spanjës në ndeshjen e parë ndaj Portugalisë.

Portieri i Manchester United nuk u tregua fare i sigurt në takim ndaj portugezve duke pranuar tre gola.

Gafa e madhe e De Geas ishte tek goli i dytë i Ronaldos kur pas një gjuajtje jo aq të fuqishme të portugezit, portierit spanjoll i iku topi nga dora duke përfunduar në rrjete.

Lexo po ashtu Rusia 2018

Edhe tek goli i tretë i CR7 nga gjuajtja e lirë u akuzua De Gea për mos reagim.

E gazeta prestigjioze spanjolle AS, ka bërë një sondazh se kush duhet të jetë titullar në ndeshjen ndaj Iranit.

Kepa Arrizabalaga dhe David de Gea (Getty Images)

Sondazhin bindshëm e ka fituar portieri i talentuar i Athletic Bilbao, Kepa Arrizabalaga me 49,77% të votave.

Një pjesë e votuesve prej 38,41% kanë votuar për De Gean që duhet t’i jepet edhe një mundësi.

Ndërkohë 11,82% kanë preferuar portierin veteran të Napolit, Pepe Reina.

Mbetet të shihet nëse trajneri i Spanjës, Fernando Hierro do të ndërrojë mendje dhe t’i japë një rast Kepas pas paraqitjes së dobët nga De Gea. /Telegrafi/

Exit mobile version