Tifozët shqiptarë me sjelljen e tyre para dhe pas ndeshjes ndaj Zvicrës janë shndërruar në shembull për mediat botërore dhe vet Euro 2016.
Kush do ta kishte menduar? Pra as vet UEFA që shqiptarët që po marrin pjesë për herë të parë në kamiponat evropian do të shndërroheshin në shembull të madh.
Edhe pse më shumë në numër, edhe pse ekipi i Shqipërisë pësoi humbje, mes shipqtarëve dhe zvicëranëve mbretëroi atmosferë vëllazërore.
Kjo tash po pasqyrohet në një video që po bën xhiron e botës në rrjetet sociale dhe tregon dallimin mes tifozëve tjerë evropianë dhe shqiptarëve, shkruan Telegrafi.
Civilizimi shqiptar është i pashmebullt dhe i njohur historikisht, por gjithmonë e shkelur dhe nëpërkëmbur – tash ka ardhur koha që t’i japim leksione gjithë botës. /Telegrafi/