Serbët duan të kundërpërgjigjen për Dronin e famshëm që ende po ju djeg dhe këtë kanë tentuar ta bëjnë në ndeshjen e Përfaqësueses së Kosovës.
Ekipi përfaqësues i Kosovës ka zhvilluar ndeshje miqësore në Paris të Francës ndaj Madagaskarit duke triumfuar me rezultat minimal 1-0.
Por, ndeshja është tentuar të ndërpritet nga disa huliganë serbë, grekë dhe rumunë që ishin bërë së bashku kundër Kosovës.
Tifozët kishin shpalosur një banderolë me thirrje raciste ku shkruante “UEFA është raciste, nuk jemi dorëzuar për Kosovën”.
Megjithatë, huliganët dështuan ashtu siç ka dështuar Serbia ta marrë territorin e Kosovës, pasi u largua shpejtë nga sigurimi.
Tifozët që tentuan ta ndërprenë ndeshjen më vonë kanë bërë foto para Kullës ‘Eiffel’, me banderolën ku shihej harta e Kosovës me flamur të serbisë.
Fatmirësisht ndeshja nuk u ndërpre dhe Përfaqësuesja e Kosovës arriti të shënoj fitoren e parë në vitin 2018.
Kosova është shtet i pranuar nga më shumë se 120 shtet tjera botërore dhe ky është një realitet pa marrë parasysh se serbëve ju dhemb kjo e vërtetë. /Telegrafi/