Site icon Telegrafi

Tifozët rus ‘dashurohen’ në Bernard Berishën (Foto)

Bernard Berisha ka filluar t’i fitojë zemrat e tifozëve rusë menjëherë pas transferimit në Rusi.

Mesfushori kosovar i cili u transferua tek ekipi i njohur rus Anzhi Makhachkala, ka shkëlqyer në ndeshjen e djeshme ndaj Uralit të humbur 4-2.

Berisha shënoi golin e parë për ekipin e tij ndërsa në të dytin ishte asistus për tu shpallur në fund të ndeshjes si lojtari më i mirë i ekipit të tij.

Por ajo që ka rënë më së shumti në sy është dashuria e madhe e tifozëve rus për talentin pejan.

Një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihen tifozët e Anzhit që kanë në duar disa shkronja dhe kanë formuar mbiemrin e kosovarit, Berisha.

Kujtojmë që ylli i Përfaqësueses së Kosovës iu bashkua Anzhit nga skuadra shqiptare Skënderbeu i Korçës. /Telegrafi/

Exit mobile version