Telegrafi

Tifozët rivalë vrasin me thikë futbollistin polak (Foto)

 

Futbolli polak në shok. Futbollisti Dominik Koszowski ka vdekur pas goditjeve me thikë që ka marrë në një stacion hekurudhor.

19 vjeçari që ka veshur fanellën e skuadrës GSK Katowice, sipas medieve polake është qëlluar në një stacion hekurudhor nga huliganët e skuadrës rivale, Wroclaw.

Koszowski ka ndërruar jetë pas mbërritjes në spital, duke mos mundur t’u rezistojë plagëve që kishte në gjoks.

Policia ka njoftuar se deri më tani janë arrestuar katër persona, të moshën 19 dhe 20 vjeç.

Klubi i tij ka shkruar se lojtari Koszowski është pjesë e klubit prej shumë vitesh nga sektori i të rinjve.

“Ai u bashkua me në moshën 9 vjeçare”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/