Telegrafi

Tifozët reagojnë shpejt, ja si e shpëtuan macen që po binte “nga një kat më lart” gjatë një loje sportive në Miami

Ky është momenti kur tifozët e futbollit reagojnë shpejt dhe shpëtojnë një mace që bie nga kuverta e sipërme në një stadium në Miami.

Macja arriti disi të hynte në Stadiumin Hard Rock kur u bllokua dhe kapi putrat nga fasada e kuvertës së sipërme në një ndeshje të së shtunës në Stadiumin Hard Rock, përcjell Telegrafi.

Dhe pamjet tregojnë macen teksa përpiqet dëshpërimisht para se të bjerë lirshëm në kuvertën më poshtë, ndërsa turma shikuese shpërthen në britma.

Ajo përfundimisht ra në nivelin më të ulët të stadiumit, ku tifozët duke përdorur një flamur amerikan si një rrjetë të improvizuar ishin në gjendje ta kapnin atë në mënyrë të sigurt para se të çohej në vend të sigurt. /Telegrafi/