Që kur ka filluar Euro 2016, kemi parë video të ndryshme, ku shihen tifozët që i kanë kaluar normat njerëzore duke shkaktuar rrëmujë dhe probleme të shumta.
Por, njëjtë nuk ka ndodhur edhe me tifozët irlandez, që ndodheshin në një tren që lëvizte nëpër Bordeaux të Francës, transmeton Telegrafi.
Meqenëse në afërsi të tyre ishte një çift me një fëmijë të vogël, ata nuk i kanë kënduar këngët e tyre shumë të zhurmshme.
Mirëpo e kanë kënduar së bashku një ninullë, në përpjekje të mos e frikësojnë fëmijën.
Pasi ia kanë vënë sipër fanellën e Irlandës, ata kanë kërkuar nga të gjithë të mbajnë qetësi dhe e kanë kënduar edhe një ninullë tjetër. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=5_Bp7vWvN1c