Site icon Telegrafi

Tifozët që e fyen në baza racore dënohen me 714 euro gjobë, Moussa Marega: Më lejoni të paguaj për ta

Moussa Marega është deklaruar rreth dënimit prej 714 euro ndaj tifozëve që e fyen në baza racore para disa javësh në ndeshje ndaj Vitoria Gimaraes.

Sulmuesi i Portos kishte shënuar një gol të bukur në ndeshjen që u zhvillua më 16 shkurt në stadiumin “D.Alfonso Henriques’ në ligën e Portugalisë, për t’u fyer më pas nga tifozët kundërshtarë.

Marega ka reaguar rreth dënimit, duke deklaruar se është një shumë e lartë dhe është i gatshëm të paguajë për ta.

Lexo po ashtu Tifozët nuk u ndalën me fyerje raciste ndaj tij, bashkëlojtarët tentuan të ndalojnë Marengan të largohej nga fusha në ndeshjen Guimaraes – Porto

“Jo! Ajo shumë është e lartë. A mund të paguajë unë për ta?, ka thënë sulmuesi pasi kuptoi për dënimin që ishte shqiptuar nga Federata e Futbollit të Portugalisë.

Kujtojmë se bashkëlojtarët e tij tentuan të ndalonin atë mos të largohej nga fusha, derisa tifozët e Guimaraes vazhdonin me thirrje raciste. /Telegrafi/

Exit mobile version