Telegrafi

Tifozët pretendojnë se Arteta ka Haalandin e tij në Arsenal – shumë janë të hutuar nga emri i lojtarit me të cilin e krahasojnë norvegjezin

Një debat rreth skuadrës së Arsenalit është ndezur në mediat sociale, ndërsa Topçinjtë po bëhen gati për t’u përballur me Manchester Cityn për titull në sezonin e ardhshëm.

Një mbështetës i Gunners ka krahasuar dy skuadrat dhe sipas tij janë vetëm disa lojtarë që ekipi i tyre nuk i ka sikurse Citizens.

Ai shkroi: “Unë mendoj se i vetmi profil që ka City që Arsenali nuk e ka në të vërtetë është Nathan Ake. Mendoj edhe Bernardo Silvan. Kyle Walker gjithashtu. Pjesa tjetër, Arsenali i ka të gjithë në njëfarë mënyre”.

Lexo po ashtu Arsenali po tenton t'i realizojë katër marrëveshje brenda javës së ardhshme

Kur u pyet se cili lojtar i Arsenalit ka një profil të ngjashëm me Erling Haaland, “AI” u përgjigj: “Kai Havertz”. Është një pretendim interesant pasi gjermani ka shënuar vetëm nëntë gola sezonin e kaluar krahasuar me 52 të Haalandit.

Do të varet nga Mikel Arteta që të nxjerrë më të mirën nga Havertz sezonin e ardhshëm, por ai ka shumë pak gjasa të luajë si sulmues në Arsenal. Në fakt, roli më i mirë 24-vjeçar duket se është pas sulmuesit kryesor apo edhe më thellë në mesfushë, si 8-sh apo 10-sh.

Por, tifozët e tjetër të Arsenalit kishin mendime më ndryshe nga “AI”.

Lexo po ashtu Gibbs kritkon Arsenalin për transferimin e Kai Havertz

“Ndoshta versioni më i keq që kam lexuar ndonjëherë”, komentoi një tifoz i Topçinjve.

“Ata i ekzekutojnë rolet e tyre ndryshe. Profili i Haaland manifestohet ndryshe duke pasur parasysh atletizmin e tij të çuditshëm, fakti se ai është tepër i shpejtë , një nga finalizuesit më të mirë në botë. Havertz është i ndryshëm në të gjitha këto mënyra”, ka komentuar i dyti.

“Jo. Natyrisht që jo. Ai (Havertz) nuk do të luajë si sulmues”, potencoi tifozi i tretë. /Telegrafi/