Site icon Telegrafi

Tifozët polak që u arrestuan në Maqedoni do të paguajnë nga 150 euro dënim

Gjykata Themelore njoftoi se dënimin që do të paguajnë të gjithë 223 të tifozët e arrestuar polakë arrin nga 150 euro për çdonjërin.

Njësia e veprave penale vendosi këtë sanksion pas arrestimit masiv të tifozëve polakë të premten para ndeshjes për kualifikime midis kombëtareve të Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë.

Polakët, të cilët njihen si tifozët më agresivë kur shkojnë jashtë vendit, filluan një konflikt fizik përpara stadiumit “Toshe Proeskit”, pas së cilës policia i arrestoi ata për shkelje të rendit dhe prishje së qetësisë publike.

Polakët dje nga një stacion policor me autobusë, të gjithë 223 janë dërguar në gjykatën e Shkupit.

Ata do të mund ta lëshojnë Maqedoninë vetëm nëse paguajnë gjobën./Telegrafi/

Exit mobile version