Telegrafi

Tifozët e KB Pejës e përkujtojnë Arlind Gjikollin – Gjiklën në ndeshjen e Superkupës së Kosovës

Peja po luan kundër Bashkimit në kuadër të Superkupës së Kosovës, në Pallatin e Rinis dhe Sporteve në Prishtinë.

Një ndeshje që vlen për një vend në gjysmëfinalen e kësaj gare, ku tutje kanë kaluar Prishtina, Trepça dhe Ylli, ndërsa ekipi i katërt do të dihet sonte.

Tifozë pejan që ishin në palestër, kanë zbuluar një pankartë në nderim të Arlind Gjikollit- Gjiklës, që ndërroi jetë këtë të mërkurë.

Një gjë që dëshmon se sa shumë e deshi Pejën, por edhe pejanët Gjiklën.

Gjikla ishte themeluesi dhe shtylla krijuese e grupit WNC nga Peja, që zhanrin e muzikës rep në Kosovë e çoi në një stad më të zhvilluar, qoftë me tekste të angazhuara, me muzikë apo me interpretim.

“Çka kom pasë”, “Qikat e mira”, “Për ty” … janë disa nga këngët e këtij grupi, që edhe sot dëgjohen dhe frymëzojnë gjeneratat e reja.

Pas grupit WNC, Gjikla ka vazhduar edhe solo-karrierën, me tekste që kundërshtonin anomalitë e shoqërisë së Kosovës.Në dhjetë vjetët e fundit, Gjikla ishte COO (Drejtor Menaxhues) i Telegrafit. Si person që jetonte me kohën dhe që donte përparimin, ai dha kontribut të madh në zhvillimin dhe rritjen e këtij portali. /Telegrafi/