Site icon Telegrafi

Tifozët nuk u ndalën me fyerje raciste ndaj tij, bashkëlojtarët tentuan të ndalojnë Marengan të largohej nga fusha në ndeshjen Guimaraes – Porto

Racizimi çdo ditë e më shumë po zë vend në futboll, derisa një rast i shëmtuar ka ndodhur në ndeshjen e javës së kaluar në mes të Guimaraes dhe Portos.

Porto fitoi 2-1 ndaj kundërshtarit të ligës në javën e 21-të, mirëpo në pjesën e dytë ishin pamjet shokuese.

Guimaraes dhe Porto po barazonin 1-1, mirëpo epërsinë për këta të fundit e rikthye pikërisht Moussa Marega në minutën e 60-të.

Ai filloi të festonte golin, por më pas pasoi fyerja në baza racore e tifozëve kundërshtar shkaku i golit të tij.

Lojtari nuk mund të ruante qetësinë dhe vendosi të largohej nga fusha, mirëpo bashkëlojtarët e tij tentuan ta ndalonin.

Marega ishte i vendosur që të largohej nga takimi dhe trajneri i skuadrës portugeze e largoi atë në minutën e 71-të, për ta zëvendësuar me Wilson Manafan.

Në futboll racizmi ka filluar të shprehet shumë dhe duket se asnjë federatë nuk po ia arrijë qëllimin që ta luftojë këtë dukuri të shëmtuar. /Telegrafi/

Exit mobile version