Alexandre Lacazette nuk arriti të godiste objektivin në një shans të madh ‘një kundër një’ me portierin ndërsa Arsenali barazoi 1-1 me Slavia Pragën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës në Emirates.
Për meritë të tij, Lacazette në mënyrë të shkëlqyeshme vodhi një top nga kundërshtari për t’u drejtuar drejt portës në minutën e 62-të.
Ai kishte kohë të mjaftueshme ndërsa dy lojtarë të Slavia Pragën u përpoqën të ndalnin atë duke i vrapuar nga mbrapa.
Megjithatë, sulmuesi francez humbi një rast ideal i vetëm me portierin dhe kjo ka zhgënjyer tifozët e Arsenalit në mediat sociale.
Lacazette actually missed this? 😭😭😭 https://t.co/Kt56CWvDzP
— 天蝎座 (@UtdEIIis) April 8, 2021
“Në asnjë mënyrë Lacazette”, shkroi një përdorues i Twitterit pas humbjes.
“Ai e bëri rrugën më të vështirë sesa duhej”, shkroi një tjetër.
“Si e humbe atë rast”, pyeti një tjetër përdorues.
Ndryshe, Nicolas Pepe shënoi në minutën e 86-të për 1-0, ndërsa çekët barazuan në minutat shtesë për të siguruar një gol jetësor para ndeshjes kthyese. /Telegrafi/
https://twitter.com/ClassyCancelo/status/1380254341798494222
You almost have to respect Lacazette for insisting on going for top bins
— gunnerblog (@gunnerblog) April 8, 2021
https://twitter.com/YankeeGunner/status/1380242213909766146