Dyqani zyrtar i Barcelonës nuk mund t’i shesë fanellat e Robert Lewandowski për momentin – sepse atyre u ka mbaruar shkronja ‘W’.
Lewandowski përfundoi një transferim prej 42 milionë funtesh apo 50 milionë euro nga Bayern Munich dhe është nënshkrimi i katërt i Blaugranave këtë verë.
Pritet që ai të marrë fanellën me numrin nëntë, të veshur aktualisht nga Memphis Depay, edhe nëse holandezi nuk arrin të transferohet diku tjetër.
Megjithatë, nëse dëshironi të blini një fanellë të polakut, nuk keni fat. Fanella e Lewandowskit nuk janë të disponueshme në dyqanin zyrtar jashtë stadiumit Camp Nou, falë mungesës së shkronjës ‘W’.
Një tifoz u përpoq të blinte një fanellë me emrin e sulmuesit në anën e pasme dhe iu tha një ‘jo’ e fortë nga një djalosh në arkë.
“Pse nuk mund të blejmë fanella me Lewandowskin?”, pyet ai para se t’i thonë: “Sepse nuk e kemi shkronjën ‘W’ dhe për shkak se ai ka dy në emrin e tij, ne kemi mbaruar”.
You cannot get Lewandowski’s name printed on your jersey why??? 😂 Here’s what an employee from Barça Store has to say. This also happened in at least one more official store in Barcelona. Crazy! 🤯 pic.twitter.com/6wTSrf19m5
— 9CAMPNOU (@9Campnou) July 19, 2022
Martin Braithwaite është i vetmi lojtar tjetër i Barcelonës me shkronjën ‘W’ në emrin e tij dhe duke pasur parasysh pozicionin e tij të ulët në skuadër, ka të ngjarë që Lewandowski të ketë shkaktuar mungesën e shkronjës së përfolur.
33-vjeçari është bashkuar me shokët e tij të rinj të skuadrës në Miami si pjesë e turneut para-sezonal të Barcelonës, pasi u lut të largohej nga Bayern javët e fundit. /Telegrafi/