Telegrafi

Tifozët nuk mund ta besojnë ndërhyrjen e dhunshme të Mings në ndeshjen e Anglisë ndaj Austrisë

Tifozët e Anglisë mbetën të shokuar nga kontrolli i pamatur i mbrojtësit Tyrone Mings në zonën e penalltisë në pjesën e parë të ndeshjes miqësore të Tre Luanëve kundër Austrisë.

Sasa Kalajdzic po vraponte në zonë për një sulm të rrallë të Austrisë, kur mbrojtësi i Aston Villa, Mings, u duk se e bllokoi atë me një parakrah të fortë.

Ndërhyrja e anglezit ishte e keqe ose e ngathët – dhe ndoshta duhet të kishte rezultuar në një penallti për vizitorët.

Por, tifozët e Anglisë ishin po aq të shqetësuar pasi nxirrte në pah problemet e Anglisë me qendërmbrojtës, pasi ndërhyrja e Mings lë shumë për të dëshiruar.

Me kapitenin e Manchester Unitedit, Harry Maguire aktualisht të pa-gatshëm për ndeshje, ka vetëm tre qendërmbrojtës të njohur në skuadrën e Gareth Southgate për të zgjedhur.

Kështu që njëri prej tyre – Mings – duke bërë diçka aq të çmendur sa përplasja me sulmuesi austriakë (duke rrezikuar një karton të kuq, penallti dhe dëmtim) ndoshta nuk është ideal. Sidomos me fillimin e Euro 2020 vetëm disa javë larg.

Disa nga komentet e tifozëve në rrjetet sociale ishin epike, ku shumica nga ta nuk kishin dyshime se ishte penallti dhe disa të tjerë e krahasonin me ‘wrestling’. /Telegrafi/