Telegrafi

Tifozët ndezën brenda trenit bombolën që lëshon tym (Video)

Londra është tronditur nga një bombë që ka shpërthyer në një tren, duke lënë të lënduar rëndë disa persona.

Pa u bërë as 24 orë, një grup tifozësh që mbështesnin një klub futbolli, kanë ndezur një bombolën që lëshon tym, gjë që i ka frikësuar të pranishmit, transmeton Telegrafi.

Ata këndonin dhe silleshin dhunshëm, derisa udhëtarët nuk iu kundërpërgjigjeshin por vetëm shikonin të frikësuar.

Forcat e rendit janë vënë në kërkim të të dyshuarve, që janë shpërndarë në drejtime të panjohura. /Telegrafi/